Google ADS

I drejton armën e zjarrin 14 vjeçarit në Ferizaj, arrestohet nga Policia

09:03 | 23 Gusht 2022
E.H

Mbrëmë, rreth orës 21:00, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në lagjen ‘’Iliria ‘’, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj një person me inicialet A.S i moshës 14 vjeçar ishte sulmuar nga një person tjetër me inicialet G.H i moshës 38 vjeçar.

“Policia e stacionit në Ferizaj, policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes e cila ishte në proces. Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë, duke shmangur rrezikun e drejtpërdrejt, policët arrijnë që nga i dyshuari G.H të ia heqin nga dora armën e zjarrit, i cili e kishte të drejtuar kundrejt viktimës A.S dhe ta arrestojnë atë, ndërsa si provë materiale policia ka konfiskuar: një armë të zjarrit (pistoletë),një karikatorë me katër fishekë dhe një mjetë të mprehtë i kombinuar (dara)”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme