Dyshohet se një person i ka dhënë para me fajde një femre.
Policia e Kosovës, e ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë, ku nga i dyshuari janë sekuestruar tri fletore me shënime që dyshohet se janë përdorur për veprën penale ‘fajde’, shkruan portali arbresh.info
Gjithashtu në garazhin e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 2264 litra alkool pa prejardhje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Gjakovë 10.03.2020 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti i ka dhënë me fajde para viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari janë sekuestruar tri fletore me shënime që dyshohet se janë përdorur për veprën penale ‘fajde’. Në garazhin e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 2264 litra alkool pa prejardhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...