I dha para me fajde një femre, arrestohet nga policia

11:21 | 11 Mars 2020
A. B.

Dyshohet se një person i ka dhënë para me fajde një femre.

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë, ku nga i dyshuari janë sekuestruar tri fletore me shënime që dyshohet se janë përdorur për veprën penale ‘fajde’, shkruan portali arbresh.info

Gjithashtu në garazhin e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 2264 litra alkool pa prejardhje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

 Gjakovë 10.03.2020 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti i ka dhënë me fajde para viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari janë sekuestruar tri fletore me shënime që dyshohet se janë përdorur për veprën penale ‘fajde’. Në garazhin e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 2264 litra alkool pa prejardhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme