I dëmtoi derën e shtëpisë dhe e kanosi, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

09:58 | 12 Mars 2024
K.B

Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar në polici, se pas një mosmarrëveshje me një burrë tjetër, ai i ka dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë.

Policia njofton se i dyshuari edhe e ka kanosur.

“Fushë Kosovë, 11.03.2024, 18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e kishte dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë si dhe e kishte kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme