Google ADS

I dehuri dëmton derën dhe shkakton dëme tjera

11:55 | 14 Tetor 2019
Arbresh.info

Një person është arrestuar orët e para të mëngjesit të së dielës pasi dyshohet për sulm dhe dëmtim prone në Zubin Potok.

Sipas raportit njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës I dyshuari kishte dëmtuar derën dhe kishte shkaktuar dëm material, shkruan arbresh.info.

Në raport thuhet gjithashtu se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Ai me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar deri në këndellje për gjashtë (6) orë në stacion policor.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme