I dehur thyen xhamat në shtëpinë e vëllait

11:42 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Në Llugë të Istogut është arrestuar një person ngase theu disa xhama në shtëpinë e të vëllait.

Një person në Llugë të Istogut është arrestuar për thyerje të xhamave në shtëpinë e të vëllait.

“Viktima ka raportuar se vëllai i tij kishte shkuar te shtëpia e tij dhe kishte thyer xhamin e derës së shtëpisë dhe të dritares”, thuhet në raportin policor.

Më pas, sipas policisë, i dyshuari për thyerje që thuhet se ishte i dehur, sulmoi edhe zyrtarët policorë me shkop druri.

I dyshuari për thyerjen e xhamave dhe sulmin ndaj policëve është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme