Një person është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti në gjendje të dehur në një lokal ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët kishin shkuar, pasi kishin pranuar informatën se është duke ndodhur një rrahje në mes disa personave.
Sipas raportit 24 orësh të policisë i dyshuari pasi është arrestuar dhe dërguar në stacion ka vazhduar me sjellje agresive duke sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe kanosur me vrasje, shkruan arbresh.info
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur, në një lokal ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët kishin shkuar, pasi kishin pranuar informatën se është duke ndodhur një rrahje në mes disa personave. I dyshuari pasi është arrestuar dhe dërguar në stacion ka vazhduar me sjellje agresive duke sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe kanosur me vrasje. Viktimës – zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”-thuhet në raport. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...