Policia e Kosovës ka ndaluar një person që ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, pa patentë shoferi dhe pa regjistrim të automjetit në magjistralen Prishtinë-Pejë.
“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Atij i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik, e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura.
Gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.
Policia e Kosovës thotë se me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./arbresh.info/
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...