Një i burgosur ka sulmuar fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë të Drejtorisë Qendrore të SHKK-së.
Rasti sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ka ndodhur sot rreth orës 13:10 në Qendrën Korrektuese në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Motivi i sulmit, dyshohet të jetë refuzimi i kërkesës së tij për transfer.
“SHKK njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:10 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë një i dënuar ka sulmuar fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë të Drejtorisë Qendrore të SHKK-së. Pasi ishte kryer intervistimi i të dënuarit dhe njoftimi zyrtar për refuzim të Kërkesës së tij për transfer, i dënuari B. M, fillimisht ka fyer dhe kërcënuar, më pas edhe ka sulmuar fizikisht, më ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore Drejtorit për Siguri dhe Operativë”, njofton SHKK.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit të Qendrës dhe gjendja është vënë nën kontroll.
I burgosuri B. M është veçuar, ndërsa rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës, e cila ka ardhur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...