Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, deklaroi se rasti i babait të tij nuk është i komplikuar, por i thjeshtë. Ardian Hoxha theksoi se për të zbardhur këtë ngjarje, mungon vullneti politik dhe institucional.
“Rasti i babait tim nuk është i komplikuar aspak, por i thjeshtë, por mungon vullneti politik dhe vullneti i institucioneve të drejtësisë që të merren siç duhet me këtë rast. Ne që kur ka ndodhur ngjarja, e kemi ditur si familje historinë. Nëntë persona e kanë marrë, sikur janë nga Kontrolli i Shtetit, kanë thënë se e po e marrin për verifikim personi, ia kanë vënë prangat dhe e kanë marrë.
Rasti u denoncua në Komisariatin numër 3. Babanë tim e ka marrë SHIK-u. Që ditët e para ne kishim tre emra, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro. Janë munduar ta fshehin trupin e babait tim dhe kanë përdorur çdo mekanizëm, sepse kanë pasur nën kontroll edhe Prokurorinë, edhe gjykatat”, tha djali i Remzi Hoxhës në emisionin “Real Story.
Ndërsa gazetarja Klodiana Lala gjatë emisionit u shpreh se Remzi Hoxha është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor.
Klodiana Lala: Remzi Hoxha është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor. Problemi është që unë mendoj se strukturat shtetërore të asaj kohe kanë penguar zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Në dosje ka një dokument të firmosur nga z. Berisha, që thotë të analizohet çështja. Gjykata krijoi bindjen që SHISH ishte tërësisht i përfshirë, por nuk krijoi bindjen për motivin e ngjarjes. Burime të ndryshme jashtë sallës së gjyqit thonin se Remzi Hoxha kishte qenë dëshmitarë e një takimi mes Berishës dhe Millosheviçit, por në dosjen gjyqësore nuk thuhet një gjë e tillë. Hetimet për ngjarjen janë hapur e mbyllur disa herë.
Pyetje: Një kryetar gjykate që vdes mes procesit, një prokuror që vdes mes procesit, një dëshmitar që nuk dëshmon kurrë… rastësi të gjitha këto?
Ardian Hoxha: Edhe rastësi, edhe qëllim. Babai im ishte padyshim një nga biznesmenët më të suksesshëm të asaj kohe. Ishte dhe një nga veprimtarët shumë të rëndësishëm në Kosovë. Ishte i angazhuar në disa fusha, që nga fusha e ndihmave për familjet e varfra, ku kishim 800 familje që mbanim me ushqim e veshmbathje. Pastaj ishte pjesa e shërimit të atyre që nuk gjenin shërim në Kosovë dhe kishin nevojë të shkonin jashtë vendit. Ishte i angazhuar në referendumin për deklarimin e Kosovës më 2 korrik 1990. Pra, ishte shumë aktiv.
Unë kam marrë një informacion nga akademiku Shaban Sinani, që ka qenë drejtor në Arkivën e Shtetit Shqiptar, që ka treguar për një dokument në arkiv me 178 emra të shqiptarëve nga Kosova, që kanë qenë të përndjekur nga shteti shqiptar. Ky dokument kishte ardhur nga UDB dhe aty ishte dhe babai im. Ishin shumë figura të luftës së Kosovës, që janë survejuar dhe arrestuar. Familjen tonë e njohin gjithë Kosova e Maqedonia. Babai im nuk ishte person në nivelin e spiunit, ai ishte më i madh se aq, ishte në nivelin e udhëheqësit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...