Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryesuesi i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) thotë se përpjekjet e Izraelit për vendosjen e kufizimeve të reja në xhaminë Al-Aksa janë të papranueshme dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë veprime për heqjen e kësaj bllokade, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan dha një deklaratë me shkrim lidhur me atë që ndodhi në Al-Aksa.
Erdoğan thotë se janë të papranueshme përpjekjet e Izraelit për të vendosur kufizime të reja, përfshirë mbylljen e Al-Aksës për tre ditë me radhë dhe pastaj vendosjen e detektorëve metalikë, duke treguar si arsyetim atë që ndodhi më 14 korrik në Jerusalemin Lindor i cili po mbahet nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967.
“Detektorët metalikë dhe kufizimet tjera duhet të hiqen menjëherë dhe të kthehet në ‘status-quo'”
Presidenti Erdoğan po ashtu si kryesues i OBI-t dënoi moslejimin e faljes së namazit të xhumasë në Al-Aksa, përdorimin e forcës së tepruar të forcave izraelite kundër atyre që u mblodhën për namazin e xhumasë si dhe insistimin e Izraelit, përkundër gjithë paralajmërimeve, për të vazhduar qëndrimin e njëjtë.
“Uroj mëshirën e Zotit për tre vëllezërit tanë që humbën jetën në incidente dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Dua të them se ne jemi kundër çdo lloji të dhunës. Al-Aksa është kibla e parë dhe një nga tre mesxhidët më të shenjtë të Islamit. Është një vend i shenjtë që i përket Islamit. OBI është themeluar në vitin 1969 pas një sulmi kundër Al-Aksës. Sot me të njëjtën frymë të bashkimit dhe solidaritetit e gjithë bota islame është pranë vëllezërve tanë palestinezë”, tha Erdoğan.
Ai tha se duke nisur nga presidenti i Palestinës Mahmud Abbas dhe mbreti i Jordanisë Abdullahu i Dytë, do të vazhdohet mbështetja e përpjekjeve të bëra në këtë aspekt, në bashkërendim me Fondacionin Islamik të Jerusalemit.
“Respektimi i shenjtërisë dhe statusit historik të Jerusalemit dhe Al-Aksës është detyrë ligjore. Duhet kthyer në ‘status-quo’, duke i larguar menjëherë detektorët metalikë dhe kufizimet tjera. Në këtë proces të ndjeshëm të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm kundër provokimeve”, tha presidenti Erdoğan.
“Si kryesuesi i radhës të OBI-t unë i bëj thirrje bashkësinë ndërkombëtare që të ndërmarrë veprime për heqjen e menjëhershëm të praktikave të cilat kufizojnë lirinë e faljes së namazit në Al-Aksa”, tha Erdoğan.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...