Shaip Zukaj ka pranuar fajësinë për vrasjen e Zymer Dervishajt dhe plagosjen e Adil Thaçit në vitin 2011 në Deçan.
Gjykata bëri të ditur se aktgjykimi rreth këtij rasti do të shpallet pas tre ditësh.
Pasi u lexua aktakuza nga prokurori Agim Kurmehaj, i akuzuari Shaip Zukaj ka pranuar fajësinë për dy veprat penale për të cilat akuzohej: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
“Unë e ndjej veten fajtor, i kërkoj falje të sinqertë palëve të dëmtuara. Ndihem fajtor për veprimet e shkaktuara. Ia lë në vlerësim Gjykatës vendimin”, tha Shaip Zukaj gjatë seancës se shqyrtimit fillestar.
Prokurori i rastit, Agim Kurmehaj, para se i akuzuari të deklarohej rreth fajësisë, lexoi aktakuzën në bazë të së cilës, Shaip Zukaj nga fshati Beleg i Deçanit, në vitin 2011 me pushkë automatike ka vrarë Zymer Dervishajn dhe plagosur Adil Thaçin, në Tregun e Gjelbër të Deçanit.
Ai po ashtu akuzohej edhe për armëmbajtje pa leje.
Prokurori Kurmehaj tha se duhet pranuar pranimi i fajësisë nga i akuzuari, pasi që i njëjti në konsultim me mbrojtësit e tij ka qenë i vetëdijshëm për benifitet dhe pasojat e pranimit të fajësisë.
Edhe avokati Ndrec Dodaj, që mbron të akuzuarin, tha se ndjen keqardhje për rastin e ndodhur dhe kërkoi nga Gjykata të pranohet pranimi i fajësisë me arsyetimin se paraprakisht ishte konsultuar me klientin e tij.
Përveç prokurorit dhe avokatit edhe përfaqësuesit e familjarëve të dëmtuar para trupit gjykues thanë se ia kanë falur gjakun të akuzuarit dhe pranojnë pranimin e fajësisë nga ana e tij.
“Prej atij momenti qe ia kemi fal gjakun, për mua 1000 herë në ditë me pa (Shaip Zukën) është njëjtë. Për mua vlen pranimi i fajësisë dhe ia lë në vlerësim Gjykatës”, tha Besnik Dervishaj kur u pyet nga gjyqtarja e rastit rreth pranimit të fajësisë nga i akuzuari.
Njëjtë u përgjigj edhe i dëmtuari Adil Thaçi, i cili deklaroi se ia ka falur gjakun të akuzuarit.
“Ne si familje e kemi falur gjakun, ka qenë i sinqertë në pranimin e fajësisë. Nuk do të parashtrojmë kërkesë për kompensim”, deklaroi Thaçi.
Tutje gjykata mori aktvendim për pranimin e fajësisë nga i akuzuari Shaip Zukaj, ndërsa bëri të ditur se aktgjykimi rreth këtij rasti do merret ketë të enjte.
Shaip Zukaj kishte qëndruar në arrati për disa vite derisa u arrestua në shtetin e Belgjikës dhe më pas u ekstradua në Kosovë. /kallxo.com/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...