Teksa pritet të nisë ceremonia përkujtimore që do të mbahet në fshatin Bularat, për 1-vjetorin e humbjes së jetës të ekstremistit grek, Kostandin Kacifas mbërritën të afërm të të ndjerit.
Njëri prej tyre, tejmase i revoltuar u shpreh ekzaktësisht (në gjuhën shqipe) se “nuk i duam mediat shqiptare” dhe u kërkoi gazetarëve të pranishëm të largoheshin.
“Nuk ju duam. Nuk na doni ju, nuk ju duam edhe ne. Pse e vratë djalin? Na thoni pse e keni vrarë djalin? Pse po vini këtu? ikni qërohuni!” u shpreh ai.
Gazetari i Top Channel- it, Andi Bora i cili po ndjek zhvillimet në fshatin Bularat raporton se vetëm mediat greke u lejuan të hynin brenda në varreza, ato shqiptare jo.
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...