Hysni Gucatit pritet t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

21:36 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka njoftuar për konfirmim të aktakuzës edhe ndaj ish-kreut të kësaj organizate, Hysni Gucatit.

Klinaku, përmes ‘Facebook’-ut të tij, ka sqaruar se si Haradinajt, ashtu edhe Gucatit do t’i rëndojë e njëjta aktakuzë, teksa të të dy të apostrofuarve do t’iu konfirmohet më 11 dhjetor.

Klinaku thotë se këtë informacion e ka marrë nga përfaqësuesi ligjor i dy të dyshuarve për “pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures”.

Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, aktakuza është e njëjtë për të dytë dhe me datën 11 dhjetor 2020 iu konfirmohet krerëve të OVL UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se që të dy do të paraqiten në seancë gjyqësore në Gjykatën e Hagës më 15 dhjetor të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme