Brenda tre muajve, ish kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka ardhur sërish në Kosovë. Ai ka mbërritur sot dhe po sot do të kthehet drejt Hagës.
Sikurse edhe në rastet e kaluara, urgjenca në çështje familjare ka bërë që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, t’i japin leje për të vizituar nënën e tij e cila vuan nga mushkëritë.
RTKlive e ka konfirmuar se Gucati ka ardhur sot në Kosovë dhe nga aeroporti, është dërguar direkt qendrën e paraburgimit të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Prej aty, më pas është transportuar në repartin e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ndodhet e shtrirë nëna e tij e cila vuan nga problemet në mushkëri.
Sikurse edhe herëve të kaluara, ai është shoqëruar nga forca të shumta të Njësisë Speciale të EULEX-it.
Pas vizitës në QKUK, Gucati është transferuar sërish në qendrën e paraburgimit të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është duke takuar familjarët e tij të ngushtë, gruan, fëmijët e motrat.
Më pas , rreth orës 17:00, Gucati do të transferohet sërish drejt Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin