Kryetari i ri i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se për organizatën që drejton ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është i papranueshëm.
Gucati ka thënë se vendimi i gjykatës franceze ka irrituar shumë veteranët e luftës, gjë që i ka shtyrë ata të shkojnë në Kuvendin e Kosovës për ta kundërshtuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Ai ka theksuar se Ligji për Gjykatën Speciale ka mundësi të rishqyrtohet me vota të deputetëve, përndryshe veteranët do të protestojnë derisa kërkesa e tyre të plotësohet.
“Ne do të protestojmë derisa Kuvendi i Kosovës ta fusë në rend të ditës rishqyrtimin e këtij ligji. I ftojmë të gjithë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, t’u bashkëngjitën protestave tona. Ne po kërkojmë të dënohen kriminelët serbë e jo që Gjykata Speciale të jetë e njëanshme”, ka thënë Gucati, për “Epokën e Re”.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...