Zgjim Hyseni, ish anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është larguar nga VV-ja, për shkak se brenda 15 muajve të fundit ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur me vite të tëra.
“Kam parë akuza të ndryshme secila ma e ultë e ma e papranueshme se tjetra, e fillimisht jam përpjekur t’i ndalë e të kthehemi në gjendje normaliteti. Por, u bë e pamundur që një gjë e tillë të bëhet”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Hyseni tha se gjërat që kanë ndodhur së fundmi, kanë qenë të orkestruara, por probleme brenda ka pasur prej tetorit të 2016-ës.
Ka thënë se fillimisht ai nuk është përfshirë në këto probleme, por më pas e ka takuar Kurtin dhe i ka kërkuar gjëra të cilat sipas tij, i konsideron të ulëta.
“Për t’i bërë kritikë dikujt, nuk ka nevojë me u ulë në tavolinë të VV-së, kjo le të bëhet për hir të organizatës”, thotë Hyseni t’i ketë thënë Kurtit.
Shtoi se akuzat që i janë bërë Molliqajt, që ka lidhje me SHIK-un, nuk duhet bërë aq më pak nga liderë.
Ai tha se edhe publikisht i është drejtuar Kurtit e madje edhe në mbledhje se akuza të tilla nuk duhen bërë.
“Kurti organizimet i ka udhëheq keq. Po më duket i lodhur për këtë punë”, ka thënë ai.
Ai tha se edhe brenda partisë ka pasur marrëveshje. Tha se Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca, kanë pasur marrëveshje me shkrim të cilën ia kanë dërguar Dardan Molliqajt e Albin Kurtit, me qëllim stabizilimin e situatës së krijuar në VV. Ka thënë se kanë kërkuar të gjejnë zgjidhje brenda VV-së, por se ishte e pamundur.
Ka thënë se madje ka pasur një lloj fushate për ta deskrituar Dardan Molliqajn
Por, sipas tij, dorëheqja e Molliqajt nuk është bërë që më pas t’i kundërvihet Albin Kurtit.
Ka thënë se gjithë organizata ka besuar se problemet brenda në VV do të zgjidhen, prandaj ka pasur edhe statuse në Facebook se kinse Albin Kurti është i vetmi që mund ta shpëtojë Kosovën, por se sipas tij, kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë.
“Kemi kaluar dy palë zgjedhje dhe balotazhin me këtë problem, dhe nuk ka qenë fare e lehtë të them të vërtetën. Ne ishim mësuar të kemi konfrontime me kundërshtarët politikë, por jo mes vete, jo mes njerëzve që kanë ndarë shtëpi e banesa bashkë”, ka thënë Hyseni.
Hyseni ka folur edhe për akuzat rreth ngacmimeve seksuale e përdorimit të drogës në zyrat e Vetëvendosjes.
“Me sa e di unë, dhe e di shumë mirë, nuk ka pasur një gjë të tillë. Kjo është një akuzë jashtëzakonisht e ultë. Unë nuk mund të them se nuk ka aktivistë që mund të përdorin substanca narkotike, por aty nuk ka pasur një gjë të tillë”, ka thënë Hyseni.
“Albini e tha se ka pasur një klimë të shovinizmit mashkullorë, edhe mund të ketë pasur, por ky është një fenomen shoqërore që duhet të studiohet. Ta përdorësh këtë për të bërë akuza më duket shumë e ultë”, ka thënë ai./Koha.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...