Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se para digjitalizimit të shkollave janë disa politika tjera që duhet implementuar.
Hyseni në “Edicionin Zgjedhor” tha se para digjitalizimi të shkollave të njëjtat duhet të kenë ujë të pijës, njofton Klankosova.tv.
“Zotëri Gagica që momentalisht është Drejtor i Arsimit foli për digjitalizimin e shkollave, sinqerisht mendoj se është një ide e jashtëzakonshme por mendoj qe i kemi disa probleme para se të arrijmë aty”.
“Nuk mund të flasim për digjitalizim të shkollave përderisa në një pjesë të madhe të tyre u mungoj uji i pijes. Nuk mund të flasim për digjitalizim të shkollave përderisa në Bresalc e kemi shkollën të mbuluar me material kancerogjen. Fillimisht duhet të implementojmë politika të cilat i eliminojnë problemet bazë dhe problemet fillestare të nxënësve e pastaj të mendojmë për pjesën tjetër. Çështja e digjitalizimit në shkolla kërkon një analizë dhe një ekspertizë të veçantë për nevojën dhe efektin e teknologjisë digjitale përbrenda shkollave”.
“Jo në të gjitha shkollat kjo mund të shërbejë mirë e mund të ketë efekt të mirë”, tha Hyseni.
Hyseni mes tjerash ka shpalosur edhe plan programin e partisë për qeverisjen e kësaj komune.
“Brenda programit tonë që është hartuar nga profesionistët ne kemi filluar me arsimin me ç’rast kemi tri parime bazë: Menaxhimi profesional duke filluar nga Drejtoria e Arsimit për të zbritur pastaj në nivelin e shkollave duke funksionalizuar të gjitha mekanizmat funksional dhe organizativ. Përtej kësaj ne jemi zotuar që të fillojmë me implementimin e shkollës model që do të jetë me mësim gjithë ditor brenda mandatit tonë të parë e në të njëjtën kohë jemi zotuar për përmirësim të kushteve të shkollave tona në Gjilan”.
“Kemi të bëjmë edhe me kulturën e cila fillon me teatrin e qytetit që do të rishqyrtohet për funksionalitetit të brendshëm me ç’rast këshilli drejtues i teatrit do të ketë njerëz profesionistë duke respektuar ligjin për teatrot e po ashtu do të emërohet edhe mekanizmi funksional – ku do të ketë edhe drejtues artistikë i cili mungon për momentin. Kemi edhe mungesë të hapësirave artistike dhe rekreative që u shërbejnë artistëve të Gjilanit që njihet për një numër të madh të artistëve”.
“Pjesë e planit janë edhe shërbimet publike dhe administratat ku ne jemi zotuar që do të jenë disa parime bazë mbi të cilat ne do të ndërtojmë këtë shtyllë. Do të ketë transparencë në funksionimin e saj, do të shtohen shërbimet dhe do të rritet efikasiteti përbrenda”.
“Kemi edhe bujqësinë ku jemi zotuar për disa ndryshime rrënjësore që kanë të bëjnë me transparencën dhe profesionalizmin në shërbim – të gjitha përkrahjet dhe ndihmat që do t’ju jepen fermerëve dhe bujqve të Gjilanit do të bëhet mbi bazën e transparencës dhe meritokracisë”.
“Për zhvillimin e turizmit rural duke e ditur që Gjilani është zonë kufitare dhe jemi zotuar që do të bëjmë investime të mëdha në zonat rurale”.
“Po ashtu kemi hapësirat rekreative, ekonominë, rininë, shëndetësinë dhe sportin në prioritetet tona për qeverisje në katër vjetët e ardhshme”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...