Vetëvendosja ka konfirmuar se ka fituar komunën e Gjilanit.
Alban Hyseni, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se “ia dolën me fitore”, duke e mundur Lutfi Hazirin.
Postim i plotë:
E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan. E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re. Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira.
Jemi të sigurtë në projektet e programet që i kemi, e që bashkë t’ia nisim rrugës për ngritjen e përfundimin e tyre. Ne nuk kemi premtuar të pamundurën, ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme. Ne kemi premtuar të pamundurën që shohim sot, por që e kthejmë në realitet, me shumë punë e përkushtim. Nuk ka më pritje, tash e tutje të ardhmen e ndërtojmë bashkë.
Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e si e tillë, tash e tutje, bashkëqeverisim në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Ju, mund të mbështeteni në zanin e ri e udhëheqjen e re që e sollëm bashkë. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...