Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike.
Hyseni ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku ka paraqitur tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike.
Ai tha se nuk janë marrë me të kaluarën, ‘por as nuk e kanë harruar atë’.
Për rastin e parë, Hyseni ka dekaruar se ka të bëjë me diferencën mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike të inventarit në QKMF, ndërkaq për dy rastet tjera theksoi se kanë të bëjnë me shpronësimet.
“Tashmë janë bërë më shumë së 1 vit qeverisje, ndërkaq nuk jemi marrë me të kaluarën por as nuk e kemi harruar atë. Nuk do të lejojmë që e kaluara të ikë pa përgjegjësi, kur kemi persona e njerëz të cilët janë edhe të përgjegjshëm edhe fajtor”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...