Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka folur edhe rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë.
Hyseni, i cili ka mbajtur edhe pozitën e ministrit të Brendshëm, ka thënë se është bërë shumë zhurmë, shumë debat në këtë temë dhe nga të gjitha anët.
“Unë nuk jam në dijeni që presidenti Thaçi ka prezantuar zyrtarisht një plan për ta bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën”, tha Hyseni për kallxo.com.
Por, nëse kjo është e mundshme dhe e realizueshme pa u prekur territorit aktual i Kosovës, pa u prekur 10.896 kilometra katrorë sa ka Kosova, atëherë kjo le të bëhet, theksoi Skender Hyseni.
“Por, mua më duket fantastikë shkencore”, shtoi ai.
Sipas anëtarit të Kryesisë së LDK-së, lojërat me ridefinim të kufijve, e sidmos ridefinim të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkan, historikisht kanë prodhuar tragjedi të mëdha, luftëra të mëdha, zhvendosje massive të popullsisë dhe nuk kanë prodhuar një zgjidhje të qëndrueshme.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...