Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se Serbia është treguar jokonstruktive në takimin që kanë pasur sot në Bruksel në nivel ekspertësh.
Sipas tij, Serbia në takim të përbashkët me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u është kthyer “elementëve për të cilët kemi pas dakordim në parim”.
“Pala serbe sot është treguar jokonstruktive. Dhe kjo duhet të theksohet me zë të qartë dhe të lartë. Pala serbe sot madje u është kthyer edhe elementëve për të cilët kemi pas dakordim në parim. Serbia ka bë përpjekje që të rihapë kapitujt të caktuar të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për të cilat kemi pasur një dakordim në parim. Krejt kjo vërteton atë brengën, atë shqetësimin që unë kam shfaqur prore se Serbia synon të zvarrisë, të vendosë në tavolinë çështje të cilat kanë vetëm një synim, që procesi të zvarritet e të rrëshqasë eventualisht në diçka që ne assesi s’do ta pranojmë”, ka thënë Hyseni pas takimit.
“Sidoqoftë, Kosova edhe sot ka vazhduar të jetë shumë konstruktive në kuptim të mbrojtjes rigoroze të interesave të saj, por në të njëjtën kohë duke qenë pala që ka përnjëmend këtë proces e synon të arrijë marrëveshje paqeje e normalizimi me Serbinë. Pa shmangshëm kjo marrëveshje duhet të sjellë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. S’mund të ketë asnjë marrëveshje tjetër. Njohja reciproke e krijon atë paradispozitën thelbësore për të trajtuar të gjitha çështjet që mund të ekzistojnë mes shteteve, çështje kontestuese, të interesit të ndërsjellë apo quajeni si të doni. Ka tani çështje të tilla e do të ketë në të ardhmen e përjetësisht do të ketë çështje kontestuese mes dy shteteve sovrane e të pavarura. Do të ketë tema të tilla që në aktualitetin e sotëm s’janë të pranishme, por një ditë mund të dalin. Mirëpo korniza që garanton trajtim dhe zgjidhje e zbatim të çdo marrëveshje të çfarëdo çështjesh që ekzistojnë është njohja reciproke. Pa këtë kornizë ne vetëm mund të rrëshqasim në dhjetë vjetësh tjetër të humbjes së kohës krejtësisht pa nevojë dhe të thellimit të mospajtimeve që edhe ashtu janë të mëdha”, ka thënë ai para gazetarëve, raporton KOHA.
Hyseni tutje ka thënë se “nuk duhet të lejohet që procesi të manipulohet nga Serbia”, pasi, sipas tij, “ka shenja bukur serioze se synohet një manipulim i gjithë procesit”.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe. Një takim tjetër mes liderëve të Kosovës e Serbisë pritet të mbahet më 4 shtator në Uashington.
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...