Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka deklaruar se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, nuk do ta votonte për 1 mijë vjet.
Hyseni tha se Gjykata Speciale është votuar për një premisë të vetme, hulumtimin dhe investigimin e raportit të Dick Martyt për trafikim organesh të qenieve njerëzore.
“Skandali me Dick Marty dhe gjoja kërcënimet që po i bëhen atij ka qit në sipërfaqe diçka tjetër. Pse Kosova institucionalisht do të duhej të mirrej pak më nga afër, është një arsye tjetër madhore.
Dhomat e specializuar që po quhet Gjykatë Speciale janë votuar në Kuvend të Kosovë me një premisë të vetme hulumtimi dhe investigimi i pandemave në raportin e Dick Marty për trafikim organesh me qenie njerëzore. Kjo ka qenë arsyeja bosht pse është kërkuar nga Kosova, ndërkohë që sot sipas të gjitha informacioneve, ajo Gjykatë, asnjë pa përjashtim nuk merren me këtë temë fare”, tha Hyseni në T7.
Tutje ai beson se pjesa dërrmuese e deputetëve të asaj kohë nuk do ta kishin votuar Gjykatën Speciale, po ta dinin se do të rrëshqiste deri në këtë pikë.
“Ka pas dilema të mëdhaja të votohet apo të mos votohet. Jam bind që të votohet pikërisht për atë arsye. Po ta dija se do të rrëshqiste në diçka cfarë ka rrëshqitur nuk do ta votoja për 1 mijë vjet.
Besoj se pjesa dërrmuese e deputetëve të asaj kohe mendojnë kështu”, shtoi Hyseni.
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...