Google ADS

Hyseni: Parandalimi i ekstremizmit, me rëndësi për Kosovën

15:03 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, Ambasadën italiane dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, kanë nënshkruar të martën Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizmit.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se është përzgjedhur komuna e Gjilanit që të jetë e para në këtë pilot-projekt dhe ky bashkëpunim ka dalë shumë i suksesshëm.

Ai theksoi se parandalimi i ekstremizmit dhe akteve tjera të dhunës është i rëndësishëm si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të ruhet karakteri sekular i shoqërisë sonë, ta ruajmë dhe ta kultivojmë atë, sepse kështu do të formohet një shtet demokratik i cili do t’i bashkëngjitej klubit të vendeve përparimtare me shoqëri demokratike”, tha ministri Hyseni.

Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, tha se angazhimi i përbashkët në këtë pilot-projekt është tregues se ka bashkëpunim shumë të mirë në mes të dyjave vendeve.

“Të gjithë qytetarët e Evropës janë të kërcënuar nga terrorizmi dhe kjo është një brengë e jona e përbashkët. Parandalimi i ekstremizmit është më një rëndësi të madhe për Kosovën, prandaj keni përkrahjen e shtetit italian në këtë drejtim”, tha ambasadori Sardi.

Zëvendës-paqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, tha se Republika e Kosovës ka treguar një kurajë të madhe në luftimin e ekstremizmit dhe kjo vlerësohet shumë. Ajo tha se UNDP do të vazhdojë të përkrahë edhe në projektet tjera në të ardhmen.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri falënderoi ICITAP-in, UNDP-në dhe MPB-në për përkrahjen e dhënë në ngritjen e kapaciteteve në luftimin e ekstremizmit.

Ndryshe, qëllimi i këtij memorandumi është që të ofrojë kornizën e bashkëpunimit dhe të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve, mbi baza jo-përjashtuese, në fushat e interesit të përbashkët.

Aktivitetet e zbatuara në bazë të këtij memorandumi priten të kenë ndikim pozitiv në fuqizimin e kapaciteteve të Komunës së Gjilanit për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme