Rifillimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë ka kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes çështjen e Luginës.
Çështja se a do të hapet kjo temë apo jo në tavolinën e diskutimit është bërë shqetësuese për banorët e kësaj pjese që jetojnë edhe në Kosovë.
Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra, në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se asnjëherë kërkesa e tyre nuk është marrë seriozisht.
Sipas tij çështja e Luginës është keqpërdorur nga spektri politik.
Kadriu ka shprehur skepticizmin se mund të merret ndonjë vendim në të mirë të shqiptarëve të Luginës.
“Kemi shumë marrëveshje të nënshkruara nga viti 2011 për njohjen e diplomave, por ajo marrëveshje s’është bë funksionale kurrë. Tani më qeverisjen Hoti nuk pres që do të ketë guxim LDK dhe zotëri Hoti ta ngritin çështjen e Luginës në këtë negociata. Pasi kjo çështje don politikan praktik, e këta që i kemi s’janë praktik, por i shohin interesat e tyre personale.”
Kadriu tregon se qytetarët e as pjese tash e sa vite nuk kanë as identitet të tyre.
Ai thotë se do të kërkojnë takim me kryeministrin, Avdullah Hoti, e koordinatorin për dialog, Skender Hyseni, ani pse për këtë të fundit është skeptik.
“Me zotin Hyseni kemi kërku takim sa ka cenë Ministër i punëve të Brendshme, kemi dërguar 29 kërkesa për takim pasi që një numër i madh i qytetarëve që jetojnë në Kosovë s’kanë as shtetësi, dokumente, as letërnjoftim, dhe Serbia atje i ka shlyer nga regjistri ndërsa këtu s’kanë identitet. Kemi kërkua takime dhe zotin Hyseni kurrë s’ka bashkëpunu me ne. Me ministra tjerë kemi pas bashkëpunime, por jo më të. Do të kërkojmë takim edhe më të edhe më zotin Hoti.”
E hyrja e deputeteve shqiptar në Parlamentin e Serbisë, sipas Kadriut nuk do të sjellë asnjë ndryshim në të mirë të shqiptarëve.
“Shqiptarët në Luginë ballafaqohen me shlyerjen nga evidencat, mos zhvillim ekonomik, probleme punësimi, mos e drejta e votës, lansimi i flet arresteve që po na pamundëson lirshëm në pronën tonë me shku. Shkaku i aktiviteteve të mia në vitin 2018 kom marr ftesë për gjykatë.”
Ndonëse kritikon Kosovën për punën që ka bërë deri tash për luginasit, Kadriu ka kritika edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Republika e Kosovë është shteti më diskriminues, kemi raste që 30 vite jetojnë në Gjilan, ata qytetarë nuk munden të pajisen me dokumente identifikimi, ani pse ata paguajnë taksa. Ma në fund, pas shumë përpjekjesh Shqipëria e ka kthyer kokën kah Lugina. Besoj se është më shumë marrëveshje mes Vuçiqit e Ramës, por ajo është vetëm në favor të Vuçiqit.”
Lëvizja Vatra është parti që aktivitetet e saja përveç për Luginën merret edhe më problemet e qytetarëve në Komunën e Gjilanit.
E për qeverisjen lokale, si opozitë që janë, kanë një sërë vërejtjesh për kryetarin aktual Lutfi Haziri.
“Zotëri Haziri është i përkushtuar qind për qind në qytetin e Prishtinës, në garën brenda LDK-së për tu bërë kryetar partie, Kryeministër apo President dhe Gjilani për të është diçka e vogël andaj s’merret me problemet që i ka Gjilani.”/V.Selimi/arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin