Hyseni: Në SHBA pakënaqësia ndaj vendimit të Kurtit është shumë e madhe

00:39 | 28 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni thotë se sinjalet e para nga bashkësia ndërkombëtare nuk janë të mira pas vendimit të Kurtit për taksën.

Hyseni, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se po pret me shumë kureshtje reagimin e Amerikës për këtë vendim të Kurtit.

“Në bazë të pak informacioneve që kam të dorës së parë nga Uashingtoni, gjendja qëndron jo e mirë. Pakënaqësia është shumë e madhe. Ka intenca që në Uashington dhe në qendra tjera të Evropës të interpretohet ky vendim i Kurtit si një manovër politike për të blerë kohë me qëllim zvarritjen e proceseve”.

Ai ka thënë se Kosova është tërësisht e pafuqishme të merr vendime të pakoordinuara me miqtë ndërkombëtarë.

Hyseni thotë se nuk ka pasur një dakordësim në arritjen e marrëveshjes së koalicionit për çështjen e reciprocitetit.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së thotë se ndaj Serbisë koncesione për Kosovën mund të nxjerrin vetëm SHBA dhe Bashkimi Evropian.

“Ne vazhdimisht kemi folur për ndaljen e fushatës lobuese të Serbisë për tërheqjen e njohjeve por asnjëherë nuk kemi arritur të ndalim këtë proces”, tha ndër të tjera Skender Hyseni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme