Google ADS

Hyseni: Millosheviqi donte ta vriste Rugovën e ta fajësonte UÇK-në, prandaj NATO-ja e çoi në Itali

23:50 | 15 Mars 2022
L G

Ish-kryediplomati, Skender Hyseni ka folur edhe për krahasimet që i janë bërë ish-presidentit Ibrahim Rugova me presidentin aktual ukrainas, Volodymyr Zelensky për konfliktin rus.

Këto deklarata Hyseni i ka quajtur të pakrahasueshme, kjo pasi sipas tij, Kosova gjatë periudhës së luftës ishte totalisht në rrethana tjera çfarë është Ukraina sot.

Ish-diplomati madje ka zbuluar detaje tjera, se si ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq ka tentuar ta vras Rugovën.

“Viti 1997 në Malishevë. Unë kam qenë në komunikim me Christopher Hill dhe Richard Holbrooke. Dhe unë e kam hetuar që administrata amerikane kanë filluar të kenë një ftohje. Mos ndoshta Ibrahim Rugova nuk e kishte fuqinë që pretendohej ta kishte. Christopher Hill ka propozuar ta bëjmë një vizitë në banjë të Malishevës në kulmin e luftës. Unë kam qeshur, dhe i kam thënë që kjo ka me ndodhë. Unë i kam thënë edhe Cris e di pse po e bën dhe do të befasohesh. Pasi kemi shkuar në Malishevë, të gjithë ushtarët e UÇK-së kanë filluar ta përqafojnë Rugovën. Sepse pritshin diçka tjetër. Dhe unë e kuptojsha”, tha Hyseni në Kanal10.

Hyseni ka thënë se në kohën e luftës, Ibrahim Rugova nuk kishte një ushtri të strukturar ashtu siç e ka presidenti ukrainas, Zelensky tani.

“Një detaj, Ibrahim Rugova nuk e ka pasur një ushtri të strukturime. Zelensky e ka. Ibrahim Rugova nuk ka qenë shtet i njoftur ndërkombëtarisht. Zelensky e ka. Kosova nuk e ka pasur pavarësinë e shpallur. Presidenti Rugova u detyrua të shkoj në Itali për shkak të kërcënimeve në prill të 1997-ës. Millosheviç nuk kishte asnjë interes më të madh se sa diskreditimin publik të Ibrahim Rugovës. Ndërkohë, Serbia ka pasur informata kredibile që donte ta sajonte një kurth që të vritej Ibrahim Rugova me familjen e tij, për ta fajësuar UÇK-në. Këto ishin informacionet që kishte Rugova. Për ta evituar këtë, NATO e nxori në Itali”, tha Hyseni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme