Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni ka shkruar në 33- vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke thënë që kjo parti u themelua me misionin për “shtet, pavarësi, liri e demokraci’.
Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka thënë që LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e themeluesit të shtetit Ibrahim Rugovës i mbushi 33 vjet sot. LDK u themelua më 23 dhjetor 1989, me një mision të vetëm, për shtet, pavarësi, liri e demokraci. Ndërsa feston 33 vjet të punës së saj të pazëvendësuseshme për shtetin, LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij. Në këtë përvjetor, urojmë që udhëheqja aktuale e LDK-së të mos rrëshqas jasht postulateve fundamentale të kësaj partie, si parti për shtetin”, shkruan Hyseni. /arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi