Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka folur në lidhje Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.
Por sipas Hysenit, Kurti ka mashtruar votuesit e tij.
“Qytetarët e Kurtit, votuesit e LVV’së e kanë pasur bindje që Kurti nuk do të pranojë asnjë lloj asociacioni. Mirëpo tash Kurti po thotë që nuk pranojë asociacion një etnik por po thotë pranojë një asociacioni multi-etnik dhe për këtë nuk kam qare pa e përdorë shprehje se kjo është një mashtrim klasik i elektoratit. Kjo sepse përderisa ky e ka djegur Kuvendin e Kosovës, Policinë e Kosovës me gurë, me çdo gjë tjetër kundër kësaj. Mirëpo Kurti ka qenë kategorik kundër çdo asociacioni, qoftë multi-etnik apo një etnik apo çfarë do qoftë por kjo është një lojë”, tha ai në ATV.
Tutje ai shtoi se Kurti do të përballet me temën e asociacionit në Bruksel.
“Kur e kam lexuar deklaratën e z.Kurti kur ai thotë se nuk do të ketë një asociacion një etnik, atëherë i bien që do të ketë një asociacion por jo një etnik dhe unë ju siguroj që z.Kurti do të përballet me temën e asociacionit në Bruksel, nuk do të mund të i ikë. LVV e mbi të gjitha z.Kurti ka refuzuar çdo gjë që kanë bërë qeveritë paraprake pa bërë asnjë lloj analize , pa marrë asnjë lloj përgjegjësie“, tha ai.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...