Kryetari i zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se fitorja që shënoi të dielën është konfirmim i punës së jashtëzakonshme që ka bërë dega e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.
“Kjo fitore ishte një lloj konfirmimi i punës të jashtëzakonshme që kemi bërë si qendër në Gjilan, kjo punë ishte e konfirmuar fillimisht edhe më 17 tetor e pastaj u përkthye në fitore më 14 nëntor.
“Ne si Vetëvendosje kemi bërë punë në terren për një vit duke parë gjendjen nga afër dhe kjo ka qenë çelësi i suksesit ku unë çdoherë i kam pri dhe kam dëgjuar që është një model i veçantë i fushatës dhe politikë bërjes në Kosovë”.
Hyseni në Rubikon në Klan Kosova mes tjerash tregoi se pse iu pamundësua kandidimi për kryetar të Gjilanit në vitin 2017.
“Që nga viti 2010 jam anëtar i Vetëvendosjes dhe nga vitit 2013 jam i përfshirë në aktivitet të Lëvizjes, diskutimi mes aktivistëve dhe miqve në Lëvizjen Vetëvendosje ishte që në të ardhmen do të jem kandidat komune. Ndërsa në vitin 2017 pas angazhimeve edhe në universitet e shihja se nuk e kam pjekurinë e duhur për kandidim ndërsa në vitin 2019 ishte koha e duhur për të qenë deputet e edhe tash kryetar”.
“Qasja e Vetëvendosjes nëpër çdo komunë ku vendoset edhe nga kryesia konsiderohesha i ri si 27 vjeçar ndërsa tani si 31 vjeçar dhe përgatitjes paraprake dhe mbështetjes nga qendra më kanë bërë që të përgatitem si kryetar komune”.
Tutje Hyseni foli edhe për “rënien” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje lokale teksa tregoi edhe arsyen.
“Nëse e shikojmë në aspektin e votave me 2017 jemi rritur ndërsa në nivelin e komunave nuk është nivel i kënaqshëm”.
“Sigurisht që Albin Kurti nuk ka qenë në listë dhe unë kam marrë 17 mijë vota kryesisht në Anamoravë në zgjedhjet nacionale ndërsa më 17 tetor shumica kanë thënë se nuk më kanë njohur edhe pse kam qenë aktiv në Kuvend”, tha Hyseni.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...