Ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni e ka quajtur të pakuptimtë deklaratën e kryediplomatit evropian, Josep Borell për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës.
Hyseni ka thënë se pyetja thelbësore është nëse Borell ka kredibilitet që të jetë ndërmjetës i paanshëm.
“Pyetja thelbësore që duhet shtruar këtu është nese Borell ka kredibilitetin për të qenë një ndermjetës i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Pas deklaratës së djeshme kjo dilemë bëhet akoma më e madhe. Mirëpo, më parë se nga ne, përkatësisht nga qeveria e Kosovës, kjo pyetje duhet të shtrohet nga Presidenti Biden, Presidenti Macron, Kancelarja Merkel, Kryeministri Johnson, dhe zyrtarë të lartë të BE-së, sepse Kosova nuk e ka fuqinë e ndikimit e edhe më pak të vendimarrjes në ketë çështje”, ka shkruar Hyseni.
Ai tutje ka thënë se Borell s’mund të sillet si komandant policie ose prokuror në Kosovë.
“Borell nuk mund të sillet sikur të ishte prokuror apo komandant policie në Kosovë. Me deklaratën e djeshme, duke u vënë në anën e krimit, Borell shkeli edhe mbi njërën nga vlerat themeltare të BE-së për rend e ligj. Ai duhet ta di se organet e rendit dhe ligjit në Kosovë janë sovrane dhe nuk duhet te marrin miraitimin e askujt për të luftuar krimin në territorin e saj. Aq më pak miratimin e Serbisë, e cila, në fakt edhe është sponspori kryesor kriminalitetit në një pjesë të vendit tonë”, ka thënë Hyseni. /arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...