Ish ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni përmes një shkrimi në facebook ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, duhet të marrin vendim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.
“Osmani e Kurti, sot duhet të dalin para popullit dhe tregojnë çfarë zgjedhjesh do te mbahen ne veri. A ka kushte për mbajtjen e tyre apo ato duhet të shtyhen që të evitohet eskalimi i mëtejshëm i situatës. Pothuaj çdo veprim e vendim diletant e amatoresk i Kurtit dhe Osmanit në veri veri muajve të fundit ka qenë i gabuar! Sot veriu është tërsisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq, i cili si gjithmonë kërkon dhe është në pritje edhe të pretekstit më më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri”.
“Presidentja Osmani kishte vendosur të caktonte një datë për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri. Askush nuk e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi në një situatë normale. Por, a ishte Presidentja Osamani në diejni për potencialin shpëthyes në veri para se të bënte këtë hap?!. A ishte konsultuar ajo me organet kosovare të sigurisë?! A mund të zhvillohet një proces zgjedhor normal në një situatë jonormale, e madje edhe shpërthyese?! Pergjigja në këtë pyetje është jo! Por përgjigja duhet të ipet nga vet Presidentja, sidomos tani pas situatës më të re të krijuar në veri me shkrepje armësh dhe plagosje policësh”, ka shkruar Hyseni.
Kurti e Osmani sot duhet t’i drejtohen popullit dhe të marrin vendim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri deri në krijimin e rrethanave normale, ka shkruar Hyseni./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...