Anëtari i kryesisë qendrore nga Nisma për Kosovën Fehmi Hysenaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuar testin e maturës i cili është mbajtur sot në shkollat e mesme të Kosovës, shkruan arbresh.info
Hysenaj ka thënë se provimi i maturës shtetërore është dështim pasi që çdo vite po ka probleme dhe kopjime nga nxënësit, sipas ti kjo formë e mbajtjes së testi ka treguar rezultatet të dobëta edhe në renditjen e PISA-s ku Kosova zë vendin e fundit në listë.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e tij të plotë:
“Testi i maturës është dështimi dhe vetëmashtrimi më i madh ai duhet të hiqet sa më shpejt, ose të mbahet në kushte të rrepta që të ndahet shapi nga sheqeri, sepse në këtë test bëhet garë se kush do të kopjojë më tepër. Por, mbajtja i konvenon një rrethi të ngushtë që përfitojnë në mënyra të ndryshme.
Po të mbahej si duhet rezultatet janë afër me ato të PISA-s” ka shkruajtur Hyseni
Pjesa e dytë e provimit të maturës është mbajtur sot ku në test kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës, rezultatet sipas ministrisë së arsimit do të publikohen në muajin korrik ku më pas nxënësit do të i’u drejtohen fakulteteve për ti filluar studimet./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...