Kryetari i degës së Nisma për Kosovën në Shtime Fehmi Hysenaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka falënderuar aktivistët e Nismës për kontributin e dhënë në prag të zgjedhjeve komunale, shkruan arbresh.info
Hysenaj ka thënë se Nisma është e gatshme të qeverisë në Shtime, ai ka akuzuar kryetarin aktual nga radhët e PDK-së Naim Ismajli për qeverisjen e dobët gjatë mandatit të tij.
“Ka ardhur koha për ndryshime dhe me 22 tetor do te ndodhin ne si Nisma jemi të përgatitur edhe për të udhëhequr me komunën e Shtimes të cilën e katandisi qeverisja e dobët dhe abuzuese e Naim Ismajlit” ka thënë Hysenaj
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Krenar me aktivitetin që kemi bërë si Nisma për Kosovën në Shtime qe tri e më shumë vite, sepse po shifet se ne kemi qenë zëri më origjinal opozitar edhe pse nuk kemi qenë në Kuvend komunal, por kemi mbajtur dhe kultivuar parime me të cilat nuk bëjmë pazare. Një falënderim i veçantë për ekipin time stabile dhe që po rritet çdo ditë e më shumë, kurse mirënjohje e veçantë qytetarëve të Shtimes që po e vlerësojnë dhe mbështesin për ditë e më shumë Nisma për Kosovën.
Ka ardhur koha për ndryshime dhe me 22 tetor do te ndodhin ne si Nisma jemi të përgatitur edhe për të udhëhequr me komunën e Shtimes të cilën e katandisi qeverisja e dobët dhe abuzuese e Naim Ismajlit dhe ikjet nga kjo parti po e vërtetojnë këtë edhe pse unë jam shumë se në PDK ka shumë njerëz me vlera po që nuk duken askund. Ky është rast historik që të dënohen keqbërësit!/arbresh.info/
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...