Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Fehmi Hysenaj, beson që Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i bashkohet koalicionit PAN.
Hysenaj në emisionin “Fakt Plus” , i sugjeron Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe eksponentëve të saj, që të mos nguten e të flasin gjëra ku sipas tij, më pas po ndihen keq.
“Ata vazhdimisht kanë thënë se ne nuk do të bëjmë edhe në mandatin e mëhershëm, nuk do të bëjmë asesi koalicion me PDK-në dhe ndodhi që e bën njëjtë do të veprojnë sërish”, tha Hysenaj në Fakt Plus.
“Unë mendoj që faktori ndërkombëtar, koalicioni PAN dhe njerëzit e çmuar të LDK-së kanë për ta arritur një marrëveshje, që t’i ipet mundësi që të formohen institucionet e vendit”, shtoi Hysenaj.
Hysenaj bëri të ditur se ky mandat i takon mandatarit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajt, për të cilën sipas tij, janë duke u bërë përpjekje që të sigurojnë mandatin e Haradinajt si kryeministër./arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...