Google ADS

Hysen Durmishi nis fushatën zgjedhore: Albini për kryeministër

19:42 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Deputeti i Vetevendosjes, Hysen Durmishi, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj ka shkruar se tash vendi duhet ta ketë kryeministër Albin Kurti, ai bashkë me aktivistë të partisë së tij kanë filluar fushatën zgjedhore duke përkrahur liderin e tyre për kryeministër.

Postimi i plotë i tij:

Gjykatën speciale e kundërshtuam vetëm ne. Ju të tjerët e votuat dhe thatë se është e Kosovës. E dëmtuat Kosovën e UÇK-në atëherë kur e votuat. Ne nuk gëzohemi kur dikush akuzohet nga gjykata speciale por pranojeni se e keni bërë vet dhe kur e bënë një gjykatë të tillë çka mund të presës tjetër pos akuzave. Për tjetër gjë nuk janë gjykatat pos për akuza. Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe nuk do duhej të kishte gjykata të tilla.

Tash vendi ynë e ka vetëm një shpresë e ajo shpresë është Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Shpresa e këtij vendi është me Kryeministër Albin Kurtin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme