Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Raste të shumta janë zbuluar kohët e fundit edhe në burgjet e Kosovës.
Në Shërbimin Korrektsues të Kosovës gjatë dhënë periudhës 2021 deri tani janë parandaluar rreth 500 raste të hyrjes së substancave narkotike nga jashtë.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, ka thënë se kontrolli i vizitorëve që dëshirojnë të vizitojnë, gardianët gjatë hyrjes i kontrollojnë ata në sallën e vizitave me një bastisje të detajuar.
Ai gjithashtu përmend edhe bashkëpunimin e rregullt të SHKK-së me Policinë e Kosovës.
“Stafi në Qendrën Korrektuese të Dubravës kryen bastisje çdo ditë në mënyrë rutine në çdo vendpunim. Po ashtu, vizitorët që vijnë për të vizituar të burgosurit i nënshtrohen procedurave të bastisjes në portën zero dhe gjatë hyrjes në sallën e vizitave, ku u bëhet një bastisje e detajuar. Duke iu referuar rasteve në fjalë, ju njoftojmë se SHKK-ja ka bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë e Kosovës dhe te gjitha këto raste lajmërohen në polici”, ka thënë Gashi.
SHKK-ja e pyetur për vendet më të quditshme se ku gjendet droga te të burgosurit, bën të ditur se zakonisht droga gjendet në pastë dhëmbësh dhe në rroba të sjella nga familjarët.
“Vendet më të çuditshme ku janë gjetur lëndët narkotike përfshijnë: pjesë të brendshme të trupit, pastë dhëmbësh, të brendshme, kabllo të DVD-së, resho elektrike, televizorë, rroba të sjella nga familjarët, zona sterile përmes gjuajtjes nga jashtë dhe ndonjëherë në banjat e përbashkëta”, tregon Gashi nga SHKK-ja.
Sa ka kontrolle të burgosurëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës?
“Në lidhje me masat e shtuara për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, fillimisht Drejtoria qendrore ka përpiluar një plan operativ, përmes të cilit ka nisur zbatimi strikt bazuar në analizat e dala nga menaxhmenti i institucionit. Ky plan përqendrohet në bastisje të rregullta dhe të qëllimshme, si edhe në intensifikimin e tyre në secilin pavijon. Gjithashtu, përfshihen bastisje individuale për çdo të burgosur gjatë hyrje-daljeve nga paviani dhe në hapësira të tjera. Po ashtu, përforcohet angazhimi i njësitit K9, bashkëpunimi dhe koordinimi me NJIK-në dhe organet e tjera relevante të sigurisë dhe ndjekjes penale, funksionalizimi i qindra kamerave shtesë për mbikëqyrjen e çdo lëvizjeje, ngritja e vigjilencës në secilën kullë vrojtuese aktive, rotacioni i stafit dhe i vendpunimeve me ndjeshmëri në kuptim proaktiv, etj”, tha Gashi.
Nga SHKK tregohen statistikat e rasteve me gjetje të substancave narkotike në Qendrën Korrektësuese të Dubravës ndër vite dhe tani.
“Deri tani, në Qendrën Korrektuese të Dubravës evidentohen 47 raste të gjetjes dhe parandalimit të kontrabandës, nga të cilat pjesa dërrmuese janë raste parandaluese, kryesisht të substancave të dyshuara si narkotikë. Po ashtu, ju njoftojmë së në të gjitha institucionet korrektuese nga viti 2018 deri në vitin 2020 janë parandaluar 84 raste, ndërsa nga viti 2021 deri tani janë parandaluar rreth 500 raste”, bën të ditur Gashi.
Njohësi i sigurisë Arben Dashevci në lidhje me këtë çështje, ka thënë se duhet të ketë masa më të ashpra për parandalimin e futjes së drogave në shërbimet korrektësuese të Republikës së Kosovës.
“Në Republikën e Kosovës ballafaqimi me këtë dukuri të shëmtuar dhe të dëmshme është sfidë që luftohet në vazhdimësi nga organet përgjegjëse, është shqetësuese sepse numri i përdoruesve është në rritje të vazhdueshme dhe problemet po i shohim në çdo cep të Kosovës, sepse në shumicën e rasteve vinë nga përdoruesit e substancave narkotike”, tha Dashevci.
Hyrja e lirshme e drogës në Dubravë, sipas njohësit të sigurisë është e papranueshme.
“Jemi dëshmitarë të asaj që dëgjojmë se edhe në institucionet korrektuese sikurse shembulli në Dubravë, ka shumë raste kur drogat herë pas herë hynë në forma të ndryshme dhe kjo është e papranueshme”, tha Dashevci./ rtv21.tv
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...