Në prani të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar projektin për rehabilitimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”, që është kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministri Abrashi tha se ky projekt do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të Ferizajt, duke bërë edhe më të lehtë qasjen për qytetarët, shkruan arbresh.info.
“Falënderoj të gjithë ekipin e BERZH-it për bashkëpunimin e treguar. Ky është një projekt i ri që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt dhe rruga do t’i ketë katër korsi me të gjitha standardet përcjelljes. Ne sot nënshkruam kontratën dhe në kohë rekorde do të përfundohet punimet, duke e kthyer Ferizajn në qytet model në infrastrukturë”, tha Abrashi.
Drejtori i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tha se është shumë i lumtur të shoh që po nënshkruhet kjo kontratë. Ai shtoi se projekti ka gjatësi 5.6 kilometra, që do ta ketë të gjithë infrastrukturën përcjellëse.
Realizimin e projektit e ka fituar kompania italiane “INC”, që në emër të saj e nënshkruajti kontratën, Claudio Dogliani.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Projekti parasheh të përfundojë në janar-shkurt të vitit 2023, që i bie 24 muaj nga dita kur fillojnë punimet.
Gjatësia e projektit është 5.6 kilometra me katër korsi dhe do ta ketë ndriçimin, trotuaret dhe të gjitha standardet./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...