Single Parent Association (Shoqata e Prindërve të Vetëm) ka reaguar pas hyrjes së ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit në Big Brothet Vip Kosova 3 pasi që i njëjti është i akuzuar për dhunë ndaj saj.
Në reagimin e tyre në Facebook, kjo shoqatë ka thënë se dhunuesit nuk janë yje, shkruan Arbresh.info.
Tutje në reagim thuhet se televizioni po dërgon një mesazh të rrezikshëm që dhuna mund të tolerohet.
“Duke futur në një spektakël televiziv një person të dyshuar për dhunë ndaj gruas së tij, televizioni po dërgon një mesazh të rrezikshëm që dhuna mund të tolerohet.”, thuhet në reagim.
Sipas tyre kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me të gjitha përpjekjet tona për të ndërtuar një shoqëri të sigurt dhe të drejtë për gratë-nënat vetushqyese.
“Dhuna nuk është argëtim! Nuk duhet të ketë hapësirë për dhunuesit në asnjë platformë që pretendohet se i shërben publikut.”, thuhet tutje.
“I bëjmë thirrje mediave që të marrin përgjegjësi dhe të mos e përdorin dhimbjen e grave si një mjet për të tërhequr audiencën.”, përfundon reagimi i tyre.
Hyrja e Atilla Kardesh si banor në Big Brother Vip ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik./Arbresh.info/
Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën p...
Guvernatori i BQK-së: Sistemi financiar në vendin tonë mbete...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
Atilla përqafon Xhenetën dhe Rovenën
A do ta urojë Putini Trumpin?
Hoxhaj uron Trumpin: Kosova, një mik i palëkundur i SHBA-së