Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka reaguar pas hyrjes në BigBrother Vip Kosova të ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit.
Përmes një reagimi për media, RrGK-ja ka reaguar nda Klan Kosovës, duke bërë thirrje të mos promovohen dhunuesit, raporton Arbresh.info.
“Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin për promovimin publik të personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore, siç u pa mbrëmë në televizionin Klan Kosova. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në një show në Klan Kosova, është e papranueshme dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar dhunën me bazë gjinore, një fenomen i përhapur që cenon mirëqenien e grave dhe vajzave në shoqërinë tonë”, thuhet në reagim.
Tutje, thuhet se të promovosh figura të përfshira në raste të tilla nuk është vetëm e papërgjegjshme, por dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo të minimizohet.
“Bëjmë thirrje që mediat të marrin përgjegjësinë për të reflektuar seriozitetin që e ka ky problem dhe të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet pa asnjë hezitim dhe duhet të luftohet me vendosmëri nga të gjithë në çdo mënyrë që munden – për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në reagimin e RrGK-së.
Ndryshe, të hënën në Prime e BBVK-së, banori më i ri që u bë pjesë e këtij formati në Klan Kosova ishte ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardes, për të cilin ajo kishte deklaruar se ishte dhunuar fizikisht nga ai.
Madje, deri vonë, ai kishte pasur edhe urdhër ndalesë për t’iu afruar Drenusha Latifit./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë