Një person është arrestuar në Prizren pasi që dyshohet se me një mjetë shpërthyes në dorë ka hyrë në një restaurant, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa mjeti shpërthyer është larguar në mënyrë të sigurtë nga njësia e NJME e policisë.
“Rr. Adem Jashari , Prizren 04.12.2024-02:03. Pas marrjes se informatës se personi i dyshuar gjendet në një restorant dhe mban një mjet të dyshimtë që dyshohet të jetë granat dore. Njësiti policor kanë dalë në lokacion, kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar dhe pas kontrollit, në gjepin e tij kanë gjetur një mjet të dyshuar që dyshohet të jetë granat dore. Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa mjeti i dyshuar është larguar në mënyrë të sigurt nga njësia e NJME e policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...