Njësiti policor ka ndaluar një automjet në Sharpel të Leposaviqit i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Sipas Policisë, veturën e drejtonte një shtetas serb, shkruan Arbresh.info.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Sharpel , Leposaviç 23.04.2024-19:30. Njësiti policor ka vërejtur një automjet të dyshimtë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...