Është arrestuar një burrë në Leposaviq, nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ka përdorur rrugët ilegale nga Serbia, kishte hyrë në Kosovë.
Siç njofton Policia, i dyshuari me një furgon kishte të ngarkuara mallra komerciale (pije të ndryshme, gjëra ushqimore dhe detergjent.
“Leposaviq / 26.04.2024 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti duke përdorur rrugët ilegale kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës, me një furgon në të cilin kishte të ngarkuara mallra komerciale (pije të ndryshme, gjëra ushqimore dhe detergjent). Automjeti së bashku me mallin i janë dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...