Policia e Kosovës ka ndaluar tre qytetar serb në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas Policisë, të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pohuar se kanë kryer veprën e cekur.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bistricë, Leposaviq 24.09.2023 – 20:30. Me datë: 26.09.2023 njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar serb kosovarë nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar në territorin e Republikës së Kosovës kundërligjshëm. Të dyshuarit, gjatë intervistimit kanë pohuar se kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?