Hynë i armatosur në një lokal në Pejë, arrestohet i dyshuari

09:07 | 1 Tetor 2023
E.H

Një person është arrestuar dje në Pejë pasi dyshohet se ka hyrë i armatosur në një lokal në rrugën “Qemaila Sijarica”, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari me rroba sportive e kishte mbështjell pistoletën dhe e kishte vendosur në afërsi të vetës mbi radiator.

Policia ka konfiskuar pistoletën me një karikator dhe një fishek.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Qemaila Sijarica, Vitomiricë Pejë 30.09.2023 – 23:55. Përmes rrugëve operative policia ka marr informacionin se ne një lokal është një i dyshuar i armatosur. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, policia ka identifikuar personin e dyshuar, i njëjti me një rrobë sportive e kishte mbështjellë pistoletën dhe e kishte vendosur në afërsi te vetes mbi radiator, pistoleta me një karikator dhe një fishek janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme