Vendimi për njohje reciproke të policave TPL plus me Malin e Zi si dhe vendimi për kompensimin e policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve kanë hyrë në fuqi sonte në mesnatë.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” dëshmitë se këto vendime kanë filluar të zbatohen.
Mazreku ka thënë se të dy vendimet janë shumë të rëndësishme si për lehtësim të qarkullimit, por do të kenë impakt edhe në aspekt financiar, pasi që sipas tij qytetarët e Kosovës për të kaluar në Mal të Zi mund ta shfrytëzojnë vetëm policën TPL plus e cila vlen edhe për Maqedoni dhe Serbi, derisa për bashkatdhetarët të cilët hyjnë nga mesnata në vendin tonë, Qeveria e Kosovës do të mbulojë policën./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...