Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, thotë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat deri në realizimin e tyre.
“Ligji për paga tashmë do të duhej të ishte miratuar, dhe do të duhej të rregullonte sistemin e pagave si duhet. Nuk mund të bëhet Ligji për paga me emër e mbiemër”, deklaroi Hykolli.
Në emër të punonjësve, ai kërkoi pagë 100 euro shtesë deri në miratimin e këtij ligji.
“Jemi këtë bashkërisht që t’i themi se derisa kjo të ndodhë ne duam rritjen e pagës për 100 euro për të gjithë të punësuarit në Republikën e Kosovës. Të zbatohet sa më parë Ligji për sigurimin shëndetësor.
Qeveria e ka barrën e mjekimit dhe kujdesit për punëtorët. Ne jemi shtylla e këtij vendi, shtylla mbanë kulmin, kur shtyllat shpemben kulmi do të bjerë. Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona deri në arritjen e tyre”, deklaroi Hykolli./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës