Google ADS

Hykmete Bajrami: Nuk e kanë rritë komunat tatimin në pronë por Ministria e Financave

11:39 | 24 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Ish ministrja e financave nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me ngritjen e çmimit të tatimit në pronë në komunën e Prishtinës.

Ajo përmes një shkrimi në facebook ka kërkuar nga Ministria e Financave që të gjejë zgjidhje sa i përket ndryshimit të vlerës së tatimit në pronë.

“Mënyra e llogaritjes së tatimit në pronë është paracaktuar sipas Ligjit Nr 06/L-005 për Tatim në Pronë dhe qytetarët duhet ta dinë se komunat në kohën kur po flasim nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por është Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e cila sipas Ligjit Nr 06/L-005 për tatimit në pronë,  Nenit 18 e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet, vlerësim të cilin se fundi e ka bërë në kushte të këtij inflacioni marramandës dhe ky vlerësim i fundit ka shpier deri të fryrja enrome e faturave të tatimit në pronë e cila me të drejtë ka nxitur reagim qytetarë”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave –  janë rritë vetëm çmimet.

Po ashtu Bajrami ka theksuar dy mënyrat përmes së cilave do të ofrohet zgjidhja.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enrom dhe ta procedojë sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftu nga grupi punuës që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave”, ka shkruar Bajrami./arbresh,info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme