Hykmete Bajrami: Kushdo që paguante mbi 30 euro rrymë, do të preket nga rritja e çmimit

22:44 | 9 Shkurt 2022
L G

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët muajin e kaluar kanë paguar mbi 30 euro shpenzime për fatura të energjisë, do të preken nga rritja e tarifës.

Bajrami tha se këtë do ta kuptojnë më së miri ata në fund të muajit shkurt.

”Gjendemi edhe para një akti të kryer. ZRrE dje ka marrë vendim që të ngris çmimet për amvisërinë, ekonomive familjare, etj”.

”Që i bie një ngritje e tarifës përreth 100% e cila prek një numër jashtëzakonisht të madh të familjeve”.

”Unë besoj që qytetarët e Republikës së Kosovës do të binden shumë shpejtë, kur të marrin faturat në fund të muajit shkurt se ngritja e çmimeve i ka prekur shumë më shumë”.

”Secila që ka paguar në muajin e kaluar mbi 30 euro, nëse ka shpenzimet e njëjta, do të preket nga ngritja e çmimit të tarifave të energjisë elektrike”.

Tutje ajo u shpreh se pavarësisht deklarimeve, Kosova pritet të paguajë për rrymën 261 milionë euro më shtrenjtë sesa vitin e kaluar.

”Më 7 shkurt, bordi mblidhet dhe rrit të hyrat e lejuara ekstra me 565 milionë. Tani flitet për akomodimin e 250 milionëve, që do të thotë se energjia elektrike për Kosovën do të kushtojë 261 milionë më shtrenjtë sesa na ka kushtu në vitin 2021”, ka thënë Bajrami në Rubikon.

”100 milionë i dha qeveria, në ndërkohë që mbeten 161 milionë me u shpërnda, kujt? 22% të amvisërive, të ekonomive familjare. Edhe këtu nuk janë 22%, janë shumë më shumë”.

”Kjo është shumë e padrejtë, siç e thash është shkelje, për t’i bërë konsultimet me iu tha të gjitha palëve dërgoni komente, në një dokument që s’ka qenë i saktë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme