Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ironikisht ka propozuar që “888” të jetë motoja e Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale.
Kaq ka qenë numri i rasteve pozitive me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit.
Bajrami në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se kandidimi i Arben Vitisë për Kryetar të
Komunës së Prishtinës është dorëzim i tij si Ministër i Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.
“Janë në divergjencë me premtimet që kanë dhënë. E ndjejnë se janë në fushatë elektorale. Në ditën kur u shpallën rezultatet e IKSHPK dhe kur u lajmëruan 888 raste të reja si për ironi doli lajmi që Vitia do të kandidojë për Prishtinën”.
“Nëse Vitia do të kandidojë kjo “888” edhe të jetë motoja, pasi që si ministër po dorëzohet në menaxhimin e pandemisë”.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...